Sunday, 29. March 2026
Futboll

Flick bëhet “një shekull” te Barcelona… Më shumë fitore se Guardiola, vetëm pas Luis Enrique

GS 27/02/2026 2 Min. Lesezeit

Hansi Flick rrumbullakon ndeshjen e 100-të si trajner i Barcelonës, këtë të shtunë në “Spotify Camp Nou”, kundër Villarrealit. Debutimi i tij më 17 gusht 2024 në “Mestalla” nisi me një dopietë të Lewandowskit, që i dhuroi fitoren Flick (1-2). Që nga ajo ditë, trajneri gjerman ka revolucionuar Barcelonën jo vetëm me vizionin futbollistik, por edhe me personalitetin që ka lidhur tifozët nga dita e parë.

Në 99 ndeshje, Flick ka regjistruar 74 fitore, 9 barazime dhe 16 humbje. Nëse fiton ndaj Villarrealit, gjermani do të arrijë një përqindje të jashtëzakonshme, 75% fitore. Ai ka fituar 4 trofe deri tani: La Liga, Kupa e Mbretit dhe Superkupa e Spanjës, ndërsa Champions-in e humbi në minutat e fundit ndaj Interit.

El balance de Hansi Flick a punto de cumplir cien partidos con el FC Barcelona

Statistikat e Flick tregojnë qartë filozofinë e tij: futboll si spektakël, mbrojtje e avancuar dhe shfrytëzim maksimal i lojtarëve të rinj. 37 futbollistë janë aktivizuar nën drejtimin e tij, me Jules Koundé (91 ndeshje) dhe Cubarsí (89) në krye, ndërsa Lamine Yamal vazhdon të përfitojë nga trajtimi i gjermanit.

Në krahasim me trajnerët e tjerë të Barcelonës, Flick ka më shumë fitore se Guardiola (71) dhe renditet vetëm pas Luis Enrique (80), ndërsa ka më pak humbje se Xavi (16-19). Ekipi ka shënuar 277 gola, vetëm pas Luis Enrique (282), dhe ka pësuar 118 gola, më shumë se çdo trajner tjetër.

Teilen: