“Flick do të qëndrojë te Barcelona sa të dojë vetë nën presidencën time”
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar besimin e tij të plotë te Hansi Flick, duke e cilësuar trajnerin ideal për projektin blaugrana. Laporta vlerësoi jo vetëm aftësitë teknike të gjermanit, por edhe cilësitë e tij njerëzore, duke deklaruar se Flick do të ketë kontratë “deri sa të dojë” nën presidencën e tij:
“Për ne ishte e rëndësishme të kishim dikë me përvojën dhe kompetencën e tij, por nëse është fenomen si trajner, është edhe më shumë si person. Ditën që e angazhuam, kuptuam se po bënim diçka të rëndësishme, sepse ishte trajner i kompletuar dhe dinte të menaxhonte një grup lojtarësh shumë të rinj dhe me përvojë”.
Flick ka fituar besimin e ambientit katalanas, duke sjellë momente pozitive për ekipin. Megjithëse klubi kërkon rinovimin e kontratës deri më 2027, gjermani duket se dëshiron të presë zgjedhjet presidenciale para një angazhimi afatgjatë. Harmonia mes trajnerit dhe presidencës është në nivelet më të larta, me Laporta që thekson lidhjen e thellë të Flick me klubin.