Friday, 24. April 2026
Sport

Flick: E dua shumë këtë klub, andaj reagoj me emocione

GS 21/10/2025 1 Min. Lesezeit

Hansi Flick është pyetur rreth faktit që reagon me aq shumë emocione në golat që i shënon Barcelona, duke aluduar kryesishtë në golin e fundit të cilën Barca, e shënoi ndaj Gironas në fundjavë.

Kjo pyetje vie me të drejtë, pasi Flick në të kaluarën tek skuadrat paraprake, ruante qetësinë edhe në momente shumë të rëndësishme.

“Dikur isha shumë i qetë në stol dhe mjafton ta shikoni te fitorja e thellë e Bayernit ndaj Barcelonës nga goli i parë te i teti. Kurse sot kam ndryshuar. Reagoj ashtu me gëzim dhe emocion pasi e dua këtë klub dhe këtë qytet”.

Flick i tha këto fjalë në prag të sfidës ndaj Olympiacosit, në kuadër të raundit të tretë të Ligës së Kampionëve.

Teilen: