Pas 11 fitoreve rresht këtë sezon, Barcelona do të masë forcat nesër me PSG-në në Champions League. Para kësaj përballjeje që premton gola dhe spektakël, katalanasit janë në një situatë delikate për shkak të mungesave në mbrojtje. Eric Garcia, Jules Kounde dhe Andreas Christensen do të mungojnë nesër ndaj PSG-së, për shkak dëmtimesh.
Sipas Sport, mungesa e këtyre tr lojtarëve në mbrojtje e vendos Hansi Flick në një pozitë të vështirë, duke e detyruar atë të gjejë një zgjidhje për të kompletuar vijën e prapavijës.
Zgjidhja më e mundshme, të cilën ai e përdori edhe në minutat e fundit kundër Real Betis, është zhvendosja e Rodri-t në qendër të mbrojtjes.
Zhvendosja e tij në mbrojtje do të plotësonte një nevojë urgjente, por njëkohësisht do ta largonte atë nga zona ku ai jep kontributin e tij më të rëndësishëm, që është mesfusha.
Vendimi varet në masë të madhe nga Gerard Martin, i cili e mbylli ndeshjen kundër Real Betis- me një ënjtje në thembër, por gjithsesi ka udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës drejt Parisit.