Trajneri i Barcelonës Hansi Flick foli në konferencë për shtypin në prag të ndeshjes së Champions League kundër Young Boys. Lajmi pozitiv ishte përfshirja e holandezit Frenkie de Jong në skuadër për t’u përballur me kampionët e Zvicrës. Flick thotë se mesfushori është gati për një paraqitje të shkurtër, pasi nuk ka luajtur që nga prilli.
“Është një lajm super i mirë që Frenkie kthehet me ne, qoftë për pesë apo 10 minuta, ai është shumë i rëndësishëm për ne”, tha Flick.
“Qëndrimi i Frenkie-t është i mrekullueshëm, ai ka qenë i përfshirë me ekipin, ka qenë i gatshëm të ndihmojë ekipin, ne kishim nevojë për praninë e tij.
Ai do të jetë gati, jo për të luajtur 45 minuta, por 20 ose 10 dhe kjo do t’i bëjë shumë mirë”.
Gjigantët katalanas kanë disa lojtarë të tjerë të lënduar, përfshirë Gavin dhe Ronald Araujon, ndërsa Eric Garcia është pezulluar pas një kartoni të kuq në ndeshjen hapëse kundër Monakos.