• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Flick kërkon një mbrojtës të djathtë, Barça e ‘piketon’ te Lille

08/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Hansi Flick, trajner i Barcelonës, shprehet se skuadra e tij ka nevojë për t’u përforcuar për shkak të problemeve me dëmtimet, më konkretisht, gjermani i “blaugranave” e bën të qartë se i duhet një mbrojtës i djathtë.

Francezi Jules Koundé është titullar në këtë rol, me lojtarin e akademisë, Hector Fort, si zëvendësues, por trajneri gjerman kërkon të jetë i mbuluar plotësisht pas largimit të portugezit Joao Cancelo.

Gazeta “Sport” thekson se trajneri ka besim te Koundé, por në verë do të donte ta “blindonte” atë pozicion dhe në tavolinë është një emër: portugezi Tiago Santos, nga Lille.

Tiago Santos iu bashkua skuadrës franceze nga Estorili për 6.5 milionë euro dhe ka fituar shumë vlera, “por është ende brenda parametrave që klubi “Blaugrana” mund të paguajë”.

I njëjti burim thotë se skautët e Barçës kanë qenë të pranishëm në disa ndeshje në Lille dhe ka një detaj më shumë: ai përfaqësohet nga Jorge Mendes, menaxher i njohur, me të cilin Barcelona punon lehtësisht.

Megjithatë, me disa klube tashmë të interesuara, lufta për Tiago Santos në verë mund të bëhet më e vështirë.

Next Post

Hadar jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Kosovës në basketboll

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.