• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Flick ndëshkon Raphinhan, braziliani humbi vendin e titullarit për arsye disiplinore

14/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka treguar sërish se nuk bën përjashtime kur vjen puna te respektimi i rregullave. Në ndeshjen kundër Valencias, e vlefshme për javën e katërt të La Ligës, Raphinha u la në stol jo për arsye teknike, por për shkak se kishte mbërritur me vonesë në stërvitjen e mëngjesit.

Fillimisht u mendua se sulmuesi brazilian do të pushonte për shkak të dy ndeshjeve që zhvilloi me kombëtaren e Brazilit, ndaj Kilit dhe Bolivisë, por e vërteta ishte ndryshe: Flick e ndëshkoi për mosrespektimin e orarit. Për gjermanin, vonesa është një shkelje serioze dhe një mungesë respekti ndaj grupit, ndaj nuk ngurron të marrë masa të tilla.

Në formacionin titullar, Flick preferoi Fermín López, Ferran Torres dhe Marcus Rashford, duke lënë jashtë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të tij. Megjithatë, tekniku nuk shikon as emra, as moshë, kur bëhet fjalë për disiplinën.

Kjo nuk është hera e parë që Flick vendos standarde të forta. Edhe më parë, lojtarë si Iñaki Peña dhe Jules Koundé janë ndëshkuar për vonesa, ndërsa në kohën kur drejtonte Bayernin dhe kombëtaren gjermane, ai ishte po aq i rreptë me rregullat e sjelljes.

Mesazhi i Flick është i qartë: tek Barcelona, askush nuk është mbi rregullat.

Next Post

Merkato e janarit: Manchester City transferon yllin e Interit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.