Sipas Mundo Deportivo, Flick ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e dy yjeve të rinj të Bundesligës. I pari në listë është mesfushori me tipare sulmuese i Bayer Leverkusen, Ibrahim Maza. Algjeriani ka kontribuar me 5 gola dhe 7 asiste në sezonin e fundit dhe konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe.
20-vjeçari është nën kontratë me “Aspirinat” deri në vitin 2030. Vlera e tij në treg sipas Transfermarkt është 45 milionë euro. Një tjetër kërkesë e Flick është edhe për transferimin e mundshëm të Lennart Karl. 18-vjeçari shkëlqeu në sezonin e tij të parë me ekipin e parë të Bayern Munich, duke kontribuar me 9 gola dhe 8 asiste.
Karl ishte pjesë e listës së Gjermanisë për Kupën e Botës, por për shkak të një dëmtimi është detyruar të tërhiqet nga kombëtarja dhe të mungojë në Botëror. Përveç Barcelonës, për Lennart Karl ka një interes të madh nga të gjitha klubet e tjera të mëdha, por duket e vështirë që Bayern të heq dorë prej tij.