Friday, 13. February 2026
Sport

Flick pas humbjes nga Atletico: Ende nuk ka mbaruar

GS 13/02/2026 1 Min. Lesezeit

Barcelona ka pësuar mbrëmë një humbje turpëruese në Kupën e Mbretit

.

Ata u mposhtën nga Atletico Madridi, me rezultat të thellë 4-0 në stadiumin “Metropolitano”, në Madrid.

Trajneri i Barçës, Hansi Flick tha se ende asgjë nuk ka mbaruar dhe se do të bëjë të pamundurën në “Camp Nou”.

“Nuk mund ta përjashtojmë një rikthim [nga 4-0]. Ende nuk ka mbaruar”. “Ndeshja e kthimit është në stadiumin tonë. Kemi nevojë që të gjithë mbështetësit tanë ta mbushin stadiumin tonë”, deklaroi Flick.

Ndeshja e kthimit, do të luhet, më 3 mars në “Camp Nou”.

Teilen: