Thursday, 1. October 2026
Futboll

Flick, pas “shuplakës” ndaj Feynoord: Askush nuk luan si ai, Yamal e meriton “Topin e Artë”

GS 10/09/2026 2 Min. Lesezeit

Barcelona vazhdon serinë e rezultateve të mëdha, me 22 gola në 5 ndeshje. Pas fitores 5-1 ndaj Feyenoord, Hansi Flick foli hapur për Yamal dhe “Topin e Artë”: “Po, është lojtari im. Lamine është lojtar i Barcelonës dhe e meriton ‘Topin e Artë’. Ka cilësi të jashtëzakonshme, është special. Askush nuk ka atë që tregon Lamine”.

Flick vlerësoi edhe Raphinha dhe Pedri, të cilët nuk janë mes 30 të nominuarve: “Raphinha bëri një ndeshje të madhe. Edhe ai, edhe Pedri duhet të ishin në këtë listë. Të dy janë shumë të mirë dhe e meritojnë”.

Për skuadrën, gjermani tha: “Kemi shumë cilësi në stërvitje. Ekipi duket mirë, sepse shoh uri për t’u përmirësuar. Kjo duket në stërvitje dhe në ndeshje. Na duhet ky intensitet, presingun e bëjmë si ekip”.

I pyetur për Barcelonën dhe Bayernin e tij që fitoi tripletën, Flick u shpreh: “Nuk dua t’i krahasoj. Kisha një skuadër fantastike në Mynih, tani kam një tjetër. Është një etapë tjetër dhe mentalitet tjetër. Këtu jam shumë i lumtur. Është një ëndërr ta drejtosh Barçën”.

 

Teilen: