Hansi Flick analizoi humbjen ndaj Girona dhe pranoi se skuadra e Míchel e meritoi fitoren. Trajneri gjerman theksoi se nuk donte të fliste për arbitrin, pasi nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e ekipit, duke iu dhënë lojtarëve edhe dy ditë pushim për “reset”.
“Girona pati shumë raste për të fituar. E meritoi fitoren sepse ne nuk ishim mirë”, – tha ai. Flick pranoi se pozicionimi, sidomos në mesfushë, ishte i dobët: “Bëmë shumë gabime. Duhet të rikthehemi në rrugën e duhur dhe të luajmë më mirë. Lojtarët janë të lodhur, por ky është një rrugëtim i gjatë dhe do të rikthehemi”.
La tensión de hansi Flick al ser preguntado sobre la acción de la polémica#LALIGAenDAZN ⚽ pic.twitter.com/HKS8qgjPIP
— DAZN España (@DAZN_ES) February 16, 2026Për episodin ndaj Koundé: “Si e patë ju? A është faull? Për mua po. Sidoqoftë, nëse do të kishim luajtur mirë, do të flisja më shumë për këtë. Duhet të përmirësohemi”.
Për arbitrat: “A më bindën? Jo”. Ai shtoi se pret rikthimin e Pedri dhe Rashford, ndërsa Gavi mund të stërvitet me skuadrën. Një moment tensioni ndodhi edhe me një gazetar, pas së cilës Flick u largua nga intervista i pakënaqur.