Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër ish-skuadrës së tij, Bayernit të Mynihut në Champions League:
“Bayerni ka qenë i veçantë në jetën time, është një klub i madh dhe kam shumë marrëdhënie me lojtarë dhe trajnerë. Ishte një moment i bukur, ky është kujtimi im. Por tani ka një kapitull të ri, jam shumë i lumtur që jam këtu.
Siç thashë, e shkuara nuk vlen, e tashmja vlen. Atë që ka ndodhur në të kaluarën nuk mund ta ndryshojmë, por ne mund të përcaktojmë se çfarë do të ndodhë nesër. Ne duam të përgatitemi mirë dhe të japim maksimumin. Ne duam të fitojmë me Bayernin
Shumë gjëra mund të ndodhin në ndeshje dhe gjërat mund të evoluojnë në një mënyrë që ne nuk e presim. Çdo ndeshje është e rëndësishme në këtë periudhë që të shkojmë hap pas hapi, është një ekip që luan shumë mirë, me lojtarë të jashtëzakonshëm , me presionin ndaj kundërshtarit dhe me posedimin e topit është ADN-ja e tyre”, ka thënë mes të tjerash Flick.