• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Flick shpërthen ndaj La Ligës për orarin: Është çmenduri

19/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri gjerman i Barcelonës Hansi Flick, deklaroi se nuk dëshiron të justifikohet për humbjen në Dortmund, por ishte shumë kritik ndaj Ligës spanjolle. Ai nuk e kupton vendimin për të luajtur ndeshjen kundër Valladolidit të shtunën e 3 majit në orën 21:00, teksa të martën, më 6 maj, ata do të luajnë ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League në Milano, kundër Interit. Flick ka theksuar se Liga spanjolle nuk i ndihmon klubet e saj, ndryshe nga Bundesliga apo Serie A, që rishikojnë oraret për ndeshjet e klubeve që luajnë në Evropë.

“A e dini sa ndeshje kemi luajtur në dy javët e fundit? Jemi në të njëjtën situatë që sapo përjetuam përpara ndeshjes së Milanit. Mbërrijmë vonë, në tre, shkojmë në shtrat në orën pesë. Kjo është ajo që ndodh këtu. Në çdo ligë, klubet mbrohen kur luhet Champions. Ne nuk kemi kohë për të pushuar. Ata që marrin vendimet, nuk e kanë idenë se skuadra është në fund, por ne jemi në fund”.

“Nuk dua të ankohem apo të justifikohem. Thjesht e përmenda. Nuk do të luajmë Valladolid të dielën në orën 14:00, por të shtunën në orën 21:00. Por pse nuk luajmë në orën 16:00 ose 18:00? Dua të shoh se kush i vendos këto orare. Është një çmenduri, këta nuk janë në vete! Nëse jemi një ekip i suksesshëm në Ligën e Kampioneve, do të ishte mirë edhe për futbollin spanjoll. Situata është e pabesueshme”.

Next Post

Trondit Felipe Melo: Bufon luante në skedinë Serinë C braziliane

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.