• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Flick: Shumë pasion te Barcelona, duam t’i bëjmë njerëzit të lumtur

20/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Hansi Flick ka rrëfyer emocionet e para të të qenit trajner i Barcelonës, drejtimi ne të cilës e mori që në fillim të kësaj vere, duke zëvendësuar legjendën e klubit, Xavi Hernandez.

Trajneri gjerman rrëfeu se ka mbetur i befasuar nga pasioni që kanë të gjithë për këtë klub, teksa konfirmoi se mbetet maksimalisht i angazhuar për të bërë më të mirën.

“E ndjeva pasionin e njerëzve që në ditën e parë. Tifozët, presidenti dhe të gjithë ata që punojnë këtu, kanë një pasion të jashtëzakonshëm për këtë klub. Unë kam devotshmërinë për të bërë më të mirën për këtë skuadër, pasi duam që njerëzit të përjetojnë emocione të forta sa herë që janë në stadium apo para ekranit. Do të bëjmë më të mirën e mundshme”, u shpreh Flick.

Tekniku gjerman pranoi se pas ofertës së Laportës, nuk e pati aspak të vështirë t’i thotë po Barcelonës, një klub që e vlerëson jo pak për traditën.

“Kur erdhi oferta nuk u mendova gjatë. Pashë që Barcelona bënte një futboll fantastik dhe mbi të gjitha vlerësonte maksimalisht akademinë. Të gjithë sot flasin për të rinjtë që rriten këtu. Unë dhe stafi im ndihemi të vlerësuar dhe mezi presim debutimin me skuadrën në ndeshje zyrtare”, theksoi ai.

Next Post

Rui Costa: Janë folur shumë emra

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.