• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Flik: Në Champions nuk është asnjëherë e lehtë, po argëtohemi

07/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, nuk e ka fshehur kënaqësinë për suksesin e radhës me goleadë nga ekipi i tij. Që para ndeshjes ai e kishte shpallur objektivin, që ishte fitorja. Por nga besimi, deri në realizim janë dashur 90 minuta sforco. FLIK“Jam i kënaqur me rezultatin dhe me fitoren. Ndoshta mund të kishim shmangur golin e dytë të tyre, por kjo nuk ndryshon në thelb paraqitjen e mirë që kemi bërë. Kishim ardhur në Beograd për ta fituar ndeshjen dhe në fund ia kemi dalë. Ishte një fitore shumë e rëndësishme për ne. Natyrisht në fund gjithçka duket e thjeshtë duke u nisur nga rezultati, por ne na është dashur të djersimë. Në Ligën e Kampioneve nuk është asnjëherë e lehtë, veçanërisht në transfertë. E theksoj se kjo ishte një fitore me shumë vlera, pasi objektivi minimal që kemi është të kualifikohemi mes tetë më të mirave, pa menduar për ‘play off’”, tha trajneri Flik.

Tekniku i Barcelonës ka përmendur dhe serinë e goleadave të ekipit të tij, duke vlerësuar punën e lojtarëve. “Natyrisht që është meritë e lojtarëve. Kemi cilësi përpara ndaj është më e lehtë të gjendemi pranë portës rivale. Kjo është e gjitha”, deklaroi Flik.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ismaili në dyshim

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.