Hansi Flik shpreson që skuadra e tij të jetë më e përgatitur këtë herë dhe të mos përjetojë një ndeshje si ajo e fazës së Ligës që përfundoi 4-5 për katalanasit, në një përmbysje të çmendur. Numri një i Barcelonës theksoi se duhet të mendojnë për 180 minuta dhe jo vetëm për ndeshjen e parë.KUALIFIKIMI- “Sigurisht që duhet të mendojmë për 180 minuta dhe jo vetëm për 90. Do të përballemi me një nga skuadrat më të mira që janë kualifikuar në Champions. Luajnë shumë mirë dhe kanë besim. Duhet të bëjmë ndeshje të madhe”.
NDESHJA 4-5- “Ata kanë idenë e tyre në futboll dhe ne idenë tonë. Kemi strategji të qarta dhe të duhura. Të shohim çfarë do të ndodhë. Shpresoj që të jemi më të përgatitur sesa në ndeshjen që përfundoi 4-5. Do të jetë e vështirë”.
LEVANDOVSKI- “Është mirë që ai shënon shumë gola, por është i rëndësishëm për skuadrën dhe i jep mundësi që të shënojnë të tjerët. Është puna e të gjithë grupit mbi të gjitha. Nëse luajmë si në 2 muajt e parë, do të shkojë mirë”.
NEJMAR- “Nuk është puna ime të flas për merkaton. Jam i përqendruar dhe i lumtur me skuadrën që kam. Kemi shanse të bëjmë mirë dhe të mos i shpërdorojmë”.
OLMO- “Olmos i pëlqen që të luajë në pozicionin e Gavit. Është një lojtar i fortë dhe i rëndësishëm për ne. Por edhe Gavi po bën mirë dhe mund të luajë në disa role. Nuk jep pika referimi për rivalin”.
PANORAMASPORT.AL