• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Flik para provimit në Madrid, zbulon kërkesën për Barcelonën: Dua që t’u…

26/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona dhe Hansi Flik kanë kaluar me sukses të plotë provimin e parë në mesjavë, kur mundën thellësisht Bajernin 4- 1. Sonte në mbrëmje i pret provimi i dytë edhe më i vështirë, në Madrid kundër Realit. Klasikja e parë zyrtare për teknikun gjerman, i cili pret një tjetër provë të madhe nga ekipi i tij.

flik

Ai nuk u ankua se kishte një ditë më pak pushim se skuadra e Ançelotit dhe tregoi edhe një herë respekt të plotë për gjyqtarët, duke kritikuar qëndrimin e mbajtur nga televizioni i Realit (RMTV) që ka sulmuar ashpër bilbilin e ndeshjes, Sançez Martinez.

NDESHJA – “Për të qenë i sinqertë, e kam marrë me sportivitet, nuk e mendoj shumë. Ajo që shoh është dëshira për të luajtur një sfidë të madhe si kjo dhe për të bërë mirë. Do të jetë spektakolare”.

MË PAK PUSHIM – “Këtë nuk mund ta ndryshoj as unë as klubi. Reali luajti të martën, ne të mërkurën. Lojtarët e mi janë çlodhur dhe janë gati”.

REALI DHE GJYQTARËT – “Nuk e dija një gjë të tillë, por sinqerisht nuk më pëlqejnë të tilla gjëra. Gjyqtarët kanë një punë të vështirë. Personalisht kamë një eksperiencë të mirë me gjyqtarët, duhet t’i lëmë të bëjnë si duhet punën e tyre”.

PLANI – “E kemi përgatitur ndeshjen me një plan të qartë. Kështu e kishim dhe me Bajernin dhe gjithçka shkoi mirë. Me Realin do të kemi një tjetër plan, sepse çdo ndeshje ka specifikën e vet. Por unë kam besim te lojtarët e mi. Morali është i lartë dhe shpresojmë t’i imponojmë lojën tonë edhe Realit”.

REALI – “Ata janë top, sikurse dhe ne”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Barcelona punon për të ardhmen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.