Trajneri Flik ka folur para ndeshjes që Barcelona do të luajë me Realin. Katalanasit presin madrilenët nesër në orën 16:15.
Tekniku gjerman u pyet për rinovimin e portierit Shezni. Me përgjigjen e tij, Flik shkaktoi të qeshura në konferencën për shtyp.
“Negociata e kontratave është puna e Dekos. Jam i lumtur me Sheznin. Ka një personalitet të mrekullueshëm, është i qetë. Këto janë kualitete që na shkojnë. Dhe po ashtu është pozitiv në dhomat e zhveshjes.
Mendoj se dëshiron të qëndrojë këtu. Dhe Levandovski është 1 vit më i vjetër. Do e shohim çfarë do ndodhë. Shezni tymos ndonjëherë. Është më i qetë se Levandovski, është në moshën e duhur dhe më shumë i qetë”, u shpreh Flik që shkaktoi që qeshura në sallë.
PANORAMASPORT.AL