• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Flik: S’kemi ndërmend të lëshojmë pe në La Liga

08/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Liga, në Kupën e Mbretit; nga Kupa e Mbretit, në La Liga. Nga Liga në Champions dhe anasjellas. Barcelona është në lojë në të gjithë frontet dhe natyrisht me ndeshjet që vijnë njëra pas tjetrës sa hap e mbyll sytë nuk ka shumë kohë për çlodhje muskujsh e nervash.

flik

Ndaj tani duhen të gjithë. Nevojitet dhe rotacion ndonëse mund të ketë kosto. Pikërisht në prag të ndeshjes kundër Osasunës në La Liga sonte në mbrëmje, trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, pritet të bëjë disa lëvizje në formacion, për t’i dhënë më shumë mundësi çlodhjeje lojtarëve që kanë pasur më shumë minuta në këmbë.

Të martën e ardhshme skuadra do të duhet të zbresë sërish në fushë në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e kthimit në 1/8-at e finaleve kundër Benfikës. Ndaj kundër skuadrës nga Pamplona është koha për të tjera zgjedhje. Por, pavarësisht gjithçkaje, Flik ka premtuar se do të formojë një njëmbëdhjetëshe konkurruese.

PËRBALLJA ME OSASUNËN – “Do të jetë një ndeshje e vështirë, unë them gjithmonë të njëjtën gjë. Ata luajtën shumë mirë atje, na vunë në vështirësi serioze. Janë të fortë edhe fizikisht. Ne do të përpiqemi të jemi të përgatitur”.

ROTACIONE NË HORIZONT – “Nuk kemi vendosur ende se sa lëvizje do të bëjmë, por do të bëjmë. Pavarësisht lëvizjeve që mund të bëjmë, në fushë do të kemi një skuadër konkurruese. Kemi bërë mirë deri më tani dhe do të përpiqemi të vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë”.

SHEZNI NUK PREKET – “Ai është fantastik. Të gjithë po mbronin 10 kundër 11 dhe ai na ndihmoi shumë me pritjet e tij. Është puna e tij. Ai e bën punën e tij shumë mirë dhe kjo është arsyeja pse ai është numri një tani për tani”.

KRENARIA PËR EKIPIN – “Kur e thashë pas ndeshjes kundër Benfikës nuk ishte thjesht sepse fituam me një lojtar më pak. Jam krenar sepse kjo skuadër është e aftë të përgjigjet në çdo situatë. Kjo më jep besim se mund të bëjmë një punë të mirë dhe të shkojmë larg”.

VENDIMET E MARRA – “Për këtë gjë paguhemi për të marrë vendime. Herë mund të jetë të sakta e herë jo. Ju (gazetarët) keni të drejtën tuaj të mendoni nëse vendimi ka qenë i duhuri apo jo”.

TRAJNER I BARCELONËS – “Nuk mendoj se Barcelona nisi të mësojë të luajë futboll kur erdha unë. Kur erdha këtu bashkë me stafin tim, analizuam lojtarët, ekipin rezervë… Unë isha i sinqertë me klubin dhe klubi me mua, dhe ky ishte një fillim i mirë. Këtu të gjithëve u pëlqen të stërviten dhe të garojnë. Ka një atmosferë të mrekullueshme në dhomën e zhveshjes, mund të shihni se ka diçka të veçantë brenda. Atmosfera është e pabesueshme, të gjithë kujdesen për njëritjetrin. Është e rëndësishme që të gjithë të përqendrohemi”.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Fitojnë kryesuesit e Cleveland dhe Oklahoma

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.