• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Flitet vetëm se e sponsorizon Guardiola”, Kapelo kundër trajnerit që ëndërrojnë milanistët, lavdëron Lukakun: Një nga më të mirët

13/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fabio Kapelo del shpesh kundër rrymës me mendimet e tij dhe këtë herë ka qenë i tillë me dy emra të veçantë që po diskutohen shumë në Itali. I pari është Roberto De Zerbi, trajneri i Brajton i cili pëlqehet si një opsion i mundshëm për stolin e Milanit. Kapelo ka dalë kundër mendimit të përgjithshëm dhe ka theksuar se ai nuk është një trajner që ka treguar se mund të jetë në lartësinë e duhur.

kapelo

“Flitet për të si një trajner i madh vetëm sepse e sponsorizon Guardiola, por këtë vit është në vendin e 11 apo 12 me Brajton në Premier Ligë. Çfarë ka fituar në karrierë? Ka fituar vetëm një Kupë në Ukrainë”. Ishin fjalët e trajnerit të njohur italian.

Më pas, ai ka folur për Lukakun, duke lëvduar këtë të fundit, edhe pse ai shpesh kritikohet se nuk dhuron asgjë në ndeshjet e mëdha.

“Ai është një futbollist i veçantë. Një skuadër duhet të ndërtojë lojën me të dhe rreth tij. Nuk është një lojtar me teknikë të madhe kur merr topin, por është i fortë, është një golashënues, për kundërshtarët është gjithmonë një problem. Një lojtar vendimtar, por njëkohësisht, për shkak të karakteristikave që ka, bllokon ndonjë ide të ndryshme të lojës. Megjithatë, Lukaku është një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim, unë do të tregohesha i kujdesshëm para se ta lejoja të largohej”, tha Kapelo në mediat italiane.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Arteta pret “ndihmën” e Tottenham dhe Aston Villa

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.