Flo Meiler është pa dyshim sportistja më e madhe femër mbi moshën 85-vjeçare në planet dhe është dëshmi e gjallë se mosha është vetëm një numër. Meiler, e përshkruar në një video të disa viteve më parë nga @olympics, ka qenë gjithmonë një sportdashëse e madhe që në moshë të re (ajo ka qenë edhe nxitëse tifozësh), por u mor me atletikë vetëm pas moshës 60 vjeçare.
Është e pabesueshme por e vërtetë, pasi ajo provoi kërcimin me shtizë në moshën 65 vjeçare dhe sot ajo është femra më e vjetër konkurruese në kërcim me shkop në botë dhe mban rekordin botëror për grupmoshën e saj.
Në vitin 2022, USA Track and Field e shpalli atë Atletja Masters e Vitit, duke mposhtur mijëra konkurrentë të tjerë, gra dhe burra të moshës 35 deri në 100 vjeç, dhe ajo fitoi 8 tituj kombëtarë: 8 në ambiente të brendshme dhe 10 në ambiente të jashtme dhe vendosi rekorde të shumta amerikane dhe botërore.
Asaj i pëlqen t’u thotë të gjithëve: “Mund t’ia dalësh. Mund të bësh gjithçka që ke në mendje, por duhet të fillosh ngadalë”