Wednesday, 27. May 2026
Sport

Florent Hasani vazhdon karrierën në ligën e dytë turke

GS 08/02/2025 1 Min. Lesezeit

Florent Hasani, i cili ditë më parë u largua nga skuadra rumune e Rapid Bukureshtit, karrierën ka vendosur ta vazhdojë në Turqi, duke nënshkruar me ekipin e Bolupsor.

Boluspor është klub i kategorisë së dytë të futbollit të Turqisë. 

Ai ka nënshkruar kontratë për një vjet e gjysmë. 

Mesfushori me tipare sulmuese, 27-vjeçari Hasani, karrierë ka bërë te Vushtrria, Trepça ’89, Diosgyori, Hapoel Kfar Saba, Gyirmoti e Tirana. 

Nga Tirana më 1 janar të vitit të kaluar, ishte transferuar te Rapidi për 300 mijë euro. 

Në 16 ndeshje të edicionit aktual me Rapidin, Hasani e pati një gol të shënuar e një asistim. 

Këtë transferim e ka realizuar menaxheri i njohur shqiptarë nga Prizreni, Rahman Kiçe.

Teilen: