Friday, 6. November 2026
Sport

Foda bën publike listën e “Dardanëve”, fton emra të rinj

GS 06/11/2026 2 Min. Lesezeit

Selektori i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për grumbullimin e këtij muaji.

Foda, të premten publikoi listën për dy ndeshjet e fundit të Grupit B3 të Ligës së Kombeve, ku Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje.

“Dardanët” grumbullimin e nisin të hënën, ndërsa për duelet me Izraelin dhe Irlandën, selektori Foda ka ftuar 27 futbollistë kurse nuk mungojnë emrat e rinj.

Ajo që bie në sy në listën e Fodas, është ftesa për herë të parë për mbrojtësit Lindrit Kamberi e Bleon Kurtulus, si dhe sulmuesin Enis Rexhepi.

Kamberi është kapiten i Zurichut të Zvicrës, Kurtulush luan në Suedi me Malmon kurse Rexhepi është pjesë e Stuttgartit.

Gjithashtu, te Kosova rikthehen edhe Kreshnik Hajrizi e Elvis Rexhbeçaj që munguan në grumbullimin e shkuar shkaku i lëndimeve kurse pjesa tjetër e lojtarëve, janë ata të zakonshmit.

Ndeshjen e parë, Kosova e luan më 14 nëntor kundër Izraelit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kurse të dytën dhe të fundit të këtij sezoni në Ligën e Kombeve, e zhvillon më 17 nëntor në Belfast ndaj Irlandës.

Aktualisht, Kosova është e dyta në grup me 5 pikë sa i ka edhe Irlanda në pozitën e tretë, me Austrinë që renditet e para me 8 pikë dhe Izraelin që zë vendin e fundit me katër pikë të tubuara.

Teilen: