Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda e ka mbajtur sot një konferencë për shtyp në prag të dy ndeshjeve të tetorit, kundër Sllovenisë këtë të premte dhe më pas ndaj Suedisë të hënën që vjen.
Trajneri gjerman u shpreh optimist për përballjet e këtij muaji, sidomos për atë ndaj sllovenëve në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Madje, nuk e fshehu ëndrrën për ta kualifikuar Kosovën në Botëror, sidomos pas fitores dhe paraqitjes së madhe ndaj suedezëve.
“Të gjithë besojmë që mund ta arrijmë së paku vendin e dytë. E kam potencuar se duhet të paraqitemi si ekip, i kemi këto emocione. Por, për ta arritur vendin e dytë duhet të luajmë si ndaj Suedisë. Duhet ta kemi një shpirt ekipor, është një grup i vështirë, por tash edhe ekipi beson se mund të kualifikohemi tutje, kjo është mjaft e rëndësishme”, deklaroi Foda