• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Foda: Do të luajmë me vetëbesim kundër Hungarisë

25/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nesër me fillim nga ora 19:00, në “Ferenc Puskas Arena” do ta luajë miqësoren e dytë për muajin mars, ku kundërshtar e ka Hungarinë.

E një ditë para sfidës, trajneri i kombëtares së Kosovës Franco Foda dhe kapiteni Amir Rrahmani u paraqitën në konferencë për media.

Foda tha se Hungaria është kundërshtar i fortë, por se ekipi do të luajë me vetëbesim.

“Ne duhet të përballemi me skuadra të nivelit të Hungarisë, që është e kualifikuar në Kampionat Evropian sepse edhe synimi ynë është të kualifikohemi. Pavarësisht sa kombëtare e fortë është Hungaria, ne do të luajmë me vetëbesim”, tha ai para gazetarëve.

Gjermani foli edhe rreth miqësores paraprake kundër Armenisë.

“Kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë me Armeninë. Kemi një skuadër që ka kualitet të mirë teknik dhe lojtarët janë shumë të mirë në tranzicion, megjithatë do të jetë e vështirë të luajmë ndaj një skuadre të fortë si Hungaria, që ka shumë kualitet”, theksoi trajneri i kombëtares së Kosovës.

Të premtën, “Dardanët” e fituan miqësoren e parë për muajin mars kundër Armenisë.

Kosova fitoi si mysafir me rezultat 0:1.

Next Post

Formacionet zyrtare: Sylvinho ndryshon rreshtim ndaj Suedisë, tre lëvizje nga ndeshja me Kilin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.