• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, November 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Foda: Duam playoff-in e Botërorit, Zhegrova do të ketë më shumë minuta te Kosova

10/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka mbajtur sot konferencën për media para përballjes me Slloveninë, e cila do të zhvillohet më 15 nëntor në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Në fjalën e tij, Foda theksoi se kjo ndeshje do të jetë një test i rëndësishëm për të parë nivelin dhe kualitetin real të skuadrës, transmeton KosovaPress.

“Kjo ndeshje do të tregojë se ku qëndrojmë si kombëtare. Synimi ynë është i qartë, ta sigurojmë fazën e play-offit drejt Botërorit,” deklaroi ai.

Trajneri gjerman foli edhe për rikthimin e kapitenit Amir Rrahmani, duke e cilësuar atë si një përforcim të madh për ekipin. Ai u ndal edhe te forma e Edon Zhegrovës, i cili së fundmi po luan më shumë minuta te Juventusi.

“Jam shumë i lumtur që Zhegrova po luan më shpesh në klubin e tij. Kjo është shumë pozitive, dhe ai do të ketë më shumë minuta edhe me Kosovën,” shtoi përzgjedhësi.

Nga ana tjetër, menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala, bëri të ditur se Federata e Futbollit të Kosovës ka paraparë bonuse të veçanta për futbollistët në rast se sigurohet faza e play-offit. Kosova do të përballet me Slloveninë, në një ndeshje vendimtare për ambiciet e saj drejt Botërorit 2026.

Next Post

Conor Gallagher në radarin e gjigantit anglez Man.United

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.