• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Foda e Muriqi besojnë në fitore ndaj Rumanisë

05/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës të enjten pasdite ka mbajtur stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Rumanisë në Ligën e Kombeve.

Para stërvitjes në stadiumin “Fadil Vokrri”, selektori Franco Foda dhe sulmuesi Vedat Muriqi janë paraqitur në konferencën për shtyp dhe të dy janë shprehur optimistë për fitore.

Kjo ndeshje i takon Grupit 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve dhe është e rëndësishme për të dyja kombëtaret, duke pasur parasysh se synojnë vendin e parë në grup.

Sulmuesi i Mallorcas, Muriqi duelin me Rumaninë e ka vlerësuar si tejet të rëndësishëm dhe ka shtuar se Kosova patjetër synon pikët e plota nga kjo përballje.

Ai ka pranuar se do të jetë një ndeshje e fortë dhe ka vlerësuar lart Rumaninë, por ka insistuar se me përkrahjen e madhe të tifozëve, do t’ia dalin të shënojnë fitore në start të kampanjës së re të Ligës së Kombeve.

Sipas Muriqit, triumfi ndaj Rumanisë do të jetë një hap i rëndësishëm për synimin e Kosovës që ta siguroj vendin e parë në grup, të cilin e përbëjnë edhe Qipro e Lituania.

Edhe selektori i Kosovës, Foda beson në fitoren e ekipit të tij. Ai ka thënë se “Dardanët” kanë stërvitur mirë dhe jam maksimalisht të përgatitur për duelin me Rumaninë.

Sipas tij, të gjithë lojtarët janë në dispozicion dhe të gatshëm që me ndihmën e publikut të marrin fitore.

Kosova të hënën ka nisur grumbullimin për duelin me Rumaninë dhe ka zhvilluar katër stërvitje, dy në kampin nacional të FFK-së dhe dy tjera në stadiumin “Fadil Vokrri” ku do të luhet ndeshja.

Dueli Kosovë – Rumani, do të luhet të premten prej orës 20:45 dhe stadiumi pritet të jetë i mbushur pasi tashmë janë shitur të gjitha biletat.

Tri ditë pas ndeshjes me Rumaninë, Kosova do të përballet në udhëtim me Kombëtaren e Qipros.

Next Post

Kombëtarja e Shqipërisë e zhvillon seancën e fundit stërvitore para nisjes për në Pragë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.