Monday, 23. March 2026
Sport

Foda flet për mungesën e Rrahmanit dhe Avdullahut

GS 23/03/2026 1 Min. Lesezeit

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka folur për mungesat që “Dardanët” do ti kenë kundër Sllovakisë.

Në duelin që luhet të enjten në Bratislavë dhe i takon “play-offit” për kualifikim në Botërorin 2026, Kosova po jetë pa kapitenin Amir Rrahmani dhe Leon Avdullahun.

Si mbrojtësi i Napolit dhe mesfushori i skuadrës së Hoffenheimit nuk janë pjesë e grumbullimit që nis pasdite për shkak të lëndimeve.

“Sigurisht, që mungesa e Rrahmanit dhe Avdullahut janë të rëndësishme. Rrahmani është kapiten i skuadrës dhe shumë i rëndësishëm edhe për personalitetin. Po ashtu, Avdullahu është strateg shumë i madh. Do të na mungojnë shumë. Por kemi bërë llogaritë tona dhe besoj se do t’i gjejmë zgjedhjet e duhura. Por deri më tani kemi zëvendësuar lojtarë shumë të rëndësishëm. Gjithnjë kemi treguar se lojtarët që kanë fituar rastin e kanë merituar vendin, e kanë arsyetuar besimin”, tha Foda.

Teilen: