Selektori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka folur pas humbjes së kombëtares dardane nga Turqia në finalen e “play-offit” të Botërorit.
Turqia fitoi në “Fadil Vokrri” 1-0, me një gol në pjesën e dytë.
Pas ndeshjes, Foda u shpreh krenar me ekipin e tij, dhe falënderoi tifozët kosovarë kudo që janë.
“Jam mëse krenar me ekipin, krejt ekipi e ka përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme, tashmë do të shikojmë përpara”, tha Foda për “RTK”.
“E kemi parë sa entuziast është ky popull, ta shohim se çka do të ndodh në të ardhmen. Dua ta falënderoj të gjithë tifozët që ishin sonte me ne, që ishin në shtëpitë e tyre e që e përkrahën Kosovën në të gjithë vendet jashtë”, vazhdoi ai.
Teilen: