• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Foda me shumë gjasë do të vijë me ekip të tij te Kombëtarja e Kosovës

17/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përzgjedhësi i ri i Kosovës, Franco Foda, do të prezantohet edhe zyrtarisht sot

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) njoftoi ditën e sotme se përzgjedhësi i ri i “Dardanëve” do të prezantohet të shtunën.

FFK-ja bëri të ditur se përzgjedhësi i ri do të prezantohet në ora 14:00.

Por, që tani ka nisur të bëhet pyetja nëse Foda do të vije i vetëm të Kosova apo me stafin e tij.

Trajneri gjerman nuk do të vije i vetëm – por, me një staf të tij.

Nuk ka rëndësi nëse stafi i Fodas do të prezantohet bashkë me të ditën e sotme apo më vonë, por ajo që do të ndodhë është se ish-përzgjedhësi i Austrisë do të punojë me bashkëpunëtorë të tij, të zgjedhur nga vet ai.

Në të kaluarën gjithnjë trajnerët e Kosovës vinin thuajse të vetëm, me FFK-në që pastaj bënte përzgjedhjen e pjesës tjetër të stafit teknik.

Timonieri i fundit te Kosova ishte Primoz Gliha. Slloveni kishte në staf Afrim Tovërlanin, Arbnor Morinën dhe Ahmet Beselicën.

Tani, siç duket, Tovërlani do të fokusohet vetëm në punën e tij si përzgjedhës te Kosova U21, kurse Morina te U17..

Next Post

Sot emërohet trajneri i ri i Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.