Saturday, 11. April 2026
Sport

Foda nuk ndryshon taktikën, por ndryshon formacioni

GS 18/11/2025 1 Min. Lesezeit

Kosova mbyll sot rrugëtimin e saj në grupin kualifikues të Botërorit 2026, me një përballje me Zvicrën që ka shijen e hakmarrjes.

Dy skuadrat u ndeshën në startin e eliminatoreve dhe ajo ndeshje përfundoi me shifrat 4-0.

Një diferencë që tashmë thuajse i jep garancinë Zvicrës për vendin e parë në grup, pasi do të duhet një fitore me 6 gola e “Dardanëve” për të bërë mrekullinë e për të siguruar kualifikimin direkt në fazën finale të turneut.

Kosova: Muriç, Aliti, Am. Rrahmani, Dellova, Gallapeni, Vojvoda, Hoxha, Rexhbeçaj, Muslija, Asllani dhe Muriq.

Teilen: