• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, November 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Foda: Për Zhegrovën e Rrahmanin vendosim nesër, nëse luajnë ndaj Sllovenisë

14/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së madhe ndaj Sllovenisë, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026.

Ai ka thënë se pret një ndeshje të barabartë, njëjtë si në Prishtinë. Gjithashtu, ai foli edhe për mungesën e Seskos, por edhe për Amir Rrahmanin.

“Detajet do të vendosin nesër. Në ndeshjen e parë kemi luajtur mire të dy skuadrat, por edhe kujdesshëm. Edhe nesër pres të jetë”, tha ai fillimisht.

“Amiri është pak i ngarkuar, por ka zhvilluar tri ndeshje të plota. Ai ka ndikim të madh te Kosova, shpresojmë të jetë nesër njëjtë”, shtoi ai.

“Jo vetëm individët, te Sllovenia janë të mirë edhe si grup. Edhe pse mungon Sesko, ka shumë lojtarë të mirë, që mund të na bëjnë problem”, tha Foda.

“Nesër është një ndeshje shumë e rëndësishme, shpresoj që nga analizat që kemi bërë të marrim një rezultat që na shkon neve në favor”, vazhdoi Foda.

Foda foli edhe për Edon Zhegrovën.

“Edoni ka luajtur me Juventusin kohëve të fundit më shumë, teksa nesër do të marrim vendim për Zhegrovën. Shohim se si do të rrjedhin gjërat…”

Qendra e mbrojtjës është një nga repartet më të mbipopulluara të Kosovës. Foda tha se do të jetë e vështirë të zgjedh.

“Qendërmbrojtësin kanë pasur lojë të mira me kombëtaren e klubit, për mua është e rëndësishme që i kam në dispozicion, po kalojnë në formë të mirë, i kam parë edhe në stërvitje. Në fund nuk duhet të harrojmë, se duhet të zgjedhim vetëm 11 lojtarë. E rëndësishme është që të gjithë futbollistët janë të gatshëm”, përfundoi Foda.

Next Post

Haiti drejt një kualifikimi historik? Ishulli i Karaibeve pranë Botërorit për herë të parë pas 52 vitesh

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.