• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Foda tregon pse Kosova vendosi të mos kthehej në fushë kundër Rumanisë

16/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka thënë se respekti në fushën e lojës kundër Rumanisë humbi, prandaj skuadra e Kosovës vendosi të mos kthehet në fushë. 

Ai ka folur pas përfundimit të ndeshjes ndaj Rumanisë në Bukuresht, duke shpjeguar vendimin për të mos vazhduar lojën.

“Dje në konferencën për shtyp, theksova se është e rëndësishme që secili të tregojë respekt. Para ndeshjes, i thashë lojtarëve se duhet të tregojmë veten sonte, dhe bëmë një lojë të mirë. Por, në fund të ndeshjes, respekti humbi. Vendosëm të dalim nga fusha dhe, pas një diskutimi me të gjithë, situata nuk ndryshoi. Prandaj, vendosëm të mos kthehemi në fushë”, është shprehur Foda.

Ai ka shtuar se thirrjet dhe sjelljet e tifozëve vendas nuk mund të tolerohen dhe shpreson që UEFA të marrë masa. “Çdokush duhet ta kuptojë se ne jemi Kosova dhe meritonim respekt. Shpresoj që UEFA në të ardhmen të marrë hapat e duhur për të parandaluar raste të tilla”, ka thënë Foda. 

Lojtarët e Kosovës nuk i janë bindur arbitrit dhe nuk kanë dalur në fushë për ta vazhduar ndeshjen me Rumaninë. Kësisoji gjyqtari e ka përfunduar ndeshjen. Deri te kjo situatë ka ardhur kur në përfundim të ndeshjes janë dëgjuar thirrje kundër Kosovës nga ana e tifozërisë rumune. 

Sipas rregullave të UEFA-s, nëse një kombëtare nuk vazhdon lojën për shkak të thirrjeve raciste, UEFA duhet të ekzaminojë nëse situata justifikon vendimin. Në varësi të hetimit, pasojat mund të prekin njërën ose të dyja palët, por rregulloret synojnë të mbrojnë futbollistët dhe të luftojnë racizmin në sport.

Next Post

Jo vetëm Shqipëria, në fushë do të zbresin edhe Gjermania me Holandën. Ja sfidat e sotme në Ligën e Kombeve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.