Lojtari i kombëtares angleze Phil Foden foli për ndeshjen e fituar kundër Holandës në gjysmëfinale dhe finalen e Kampionatit Evropian kundër Spanjës:
“Isha më shumë si lojtari që shohim te Manchester City. Gjëja më e rëndësishme ishte fitorja e ekipit, por ndihem sikur ajo kundër Holandës ishte ndeshja ime më e mirë në fanellën e Anglisë. Kjo do të thotë gjithçka.
Ju mund të shihni buzëqeshjen në fytyrën time, nuk mund të pres. Ne besojmë në aftësitë tona, ne e dimë se Spanja është një ekip fantastik me mënyrën se si e mban topin, por ne i dimë pikat tona të forta. Kjo ndeshje mund të ndryshojë jetën tonë”, ka thënë mes të tjerash sulmuesi i Anglisë.