Phil Foden ka rinovuar kontratën me Manchester City-n deri në 2030-ën.
Sipas akordit të firmosur sot Foden do të ketë mundësi që të qëndrojë në “Etihad Stadium” edhe për një vit tjetër.
“Aktivizimi për këtë klub ka qenë ëndrra ime e madhe. Unë jo vetëm që e kam arritur, por me këtë rinovim lidh karrierën time plotësisht me ngjyrat e këtij klubi”, pohoi Foden, i cili ka fituar 20 trofe me City-n. A.V.
Teilen: