• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fofana i paprekshëm

18/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kampionati i Milanit rinis nesër në 18:00 në “San Siro” kundër Udinezes me synimin për të fshirë humbjen e rëndë nga Fiorentina, mes penalltive të humbura dhe polemikave në dhomat e zhveshjes.

Fonseka duhet të forcojë një stol që nuk ka reshtur kurrë së lëkunduri dhe për ta bërë këtë ai me siguri duhet të rizbulojë ekuilibrin e ekipit. Ndihma themelore mund të vijë nga mesfusha dhe në veçanti nga soliditeti i Jusuf Fofanasë.

Në fakt, ish-lojtari i Monakos është më i përdoruri nga Fonseca, mes pesë shtesave të reja nga merkato, në këtë pjesë të parë të sezonit. Koha e tij e lojës është e shtata në total në skuadër, duke marrë parasysh megjithatë se në debutimin sezonal të Milanit kundër Torinos, ai, sapo kishte mbërritur në ekip e nuk ishte i disponueshëm.

Tashmë nga ndeshja e radhës kundër Parmës, Fonseka nuk hoqi dorë kurrë nga Fofana, që deri më tani ka bërë gjashtë paraqitje në kampionat me 435 minuta të luajtura duke qenë titullar në dy ndeshjet e Champions-it kundër Liverpulit dhe Leverkusenit.

Ai ka regjistruar edhe një gol në bilanc, në fitoren 2-0 kundër Venecias në javën e katërt të kampionatit, një ndeshje e fituar më pas 4-0 nga kuqezinjtë, në paraqitjen e tij të tretë me fanellën e Milanit.

Unik për karakteristikat e tij teknike dhe fizike, francezi është bërë thelbësor në mesfushën e “Djallit”, aq sa klubi, në kushtet e një kalendari gjithnjë e më të ngarkuar, po mendon të ndërhyjë në merkaton e janarit për të gjetur një zëvendës-Fofana si alternativë teknike në mesin e fushës që mund t’i lejojë një lojtari që për momentin duket i pazëvendësueshëm, të marrë frymë.

Next Post

City, Guardiola për rinovimin: Nuk kam vendosur ende, por...

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.