Tuesday, 25. August 2026
Sport

Fofana pas fitores kundër Empolit të shqiptarëve: Për fat nuk u ndëshkova, Milani synon trofetë

GS 02/12/2024 1 Min. Lesezeit

Një karton i verdhë dhe mund të humbte takimin e radhës, por Jusuf Fofana menaxhoi mirë energjitë dhe nervat dhe mbylli sfidën me Empolin, si një nga më të mirët në fushë.

fofana

Trajneri e thirri në stol për t’i shmangur lodhje shtesë dhe ndonjë karton. Francezi siguron se nuk kishte asgjë në lidhje me fizikun e tij, teksa për ndeshjen me Empolin tha: “Ndeshjen e radhës do të jem aty. E dija se me të verdhën do të isha skualifikuar dhe u mundova të jem i kujdesshëm. Ishte një sfidë delikate. Ka shumë rëndësi që fituam bindshëm e sidomos pa pësuar. Milani duhet të mendojë gjithmonë të marrë maksimumin, si në Ligën e Kampioneve, ashtu edhe në kampionat.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: