• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fondi amerikan rrezikon t’i marrë Zhangut Interin, ja prapaskenat

29/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vazhdon situata e vështirë për Stiven Zhangun dhe klubin e Interit. Duket absurde që shifrat dhe rritja ekonomike është evidente, por në fakt klubi vazhdon të mos e paguajë borxhin që ka ndaj “Oaktree”.

zhang

Nëse kalon data e parashikuar, atëherë fondi ka të drejtë që të marrë drejtimin e skuadrës dhe të futet në bisedime me persona të tretë që duan të financojnë apo të blejnë aksione.

ULTIMATUM – Por kjo, nëse duam, tashmë është histori e vjetër pasi në frontin jashtë fushës, çështja në lidhje me të ardhmen korporative të Interit mbetet në tryezë. Nëse javët e fundit, dhënia e një kredie të re për Steven Zhang nga fondi “Oaktree” dukej më larg (supozime, mospërfillje, parashikime), sipas “Il Sole 24 ore” fondi nga Amerika e Veriut duket se mund të bëjë një lëshim për Stiven Zhangun. Në fakt, gazeta ekonomike milaneze e shpjegon këtë duke theksuar se:

“Kapitali privat i kryesuar nga Karlo Festa do të ishte i gatshëm të rifinanconte dhe t’i jepte hapësirë për manovrim Zhangut, në këmbim të garancive të mëtejshme dhe perspektivës konkrete të identifikimit të një investitori të ri.

Në këtë mënyrë, rifinancimi do të ishte një mjet për t’i dhënë edhe më shumë kohë për të finalizuar negociatat me një aksioner të ri. Përndryshe, pa garancinë e ardhjes së kapitalit të ri, “Oaktree” do të zgjidhte zbatimin e pengut për kompaninë mëmë luksemburgase të Interit, përballë borxhit të Zhang prej 385 milionësh (përfshirë interesin)”.

E thënë ndryshe, nëse pronari kinez nuk paguan detyrimet, klubi do të kalonte te amerikanët nëpërmjet ekzekutimit të një urdhri përmbarimi. Fondi amerikan do t’i jepte të drejtën vetes që të futej në bisedime me të tjerë financues dhe të zgjidhte ndoshta pronarë të rinj për Interin. Kjo ka qenë në marrëveshjen paraprake që ka bërë Zhang me fondin.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Edon Zhegrova me dy gola çmend Francën 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.