• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fonseca: Kupa e Italisë është një nga objektivat e Milanit

03/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milani do të presë mbrëmjen e sotme në “San Siro” skuadrën e Sassuolos, në një sfidë të vlefshme për fazën e 1/8-ve të Kupës së Italisë.

Ndonëse ka njoftuar se do të ketë rotacion masiv në radhët e kuqezinjve, trajneri Fonseca deklaron se Milani synon të fitojë këtë takim, pasi kërkon që të fitojë trofeun që mungon prej kohësh.

“Milani nuk e ka fituar këtë trofe për një kohë të gjatë. Duhet të jemi ambiciozë. Megjithatë, ne nuk shohim shumë përpara, mendojmë vetëm për të nesërmen. Nëse duam të shkojmë në finale, që duhet të jetë objektivi ynë, duhet të fitojmë sot.

Për mua Sassuolo nuk është një ekip i Serisë B, ata kanë shumë lojtarë nga Seria A. Nuk është vetëm Berardi. Ata mundën Leçen 2-0 në raundin e kaluar, ata janë një ekip i fortë. Unë u thashë djemve që të presim një ndeshje të vështirë kundër një ekipi të Serisë A.

Maignan do të mungojë. As Theo nuk do të jetë në fushë për shkak të një këmbe të mavijosur. Të tjerët janë të gjithë gati për të luajtur”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Milanit.

Next Post

Talenti i Kombëtares U-17 shpërthen në Itali, njihuni me shqiptarin që po “çmend” Juventusin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.