Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, foli për mikrofonat e DAZN pas fitores së pastër 3-0 në shtëpi ndaj Empolit.
A ishe i fokusuar gjatë ndeshjes?
Isha shumë i zemëruar me arbitrin, por dua të ec përpara. Bëmë një ndeshje të shkëlqyer, si në fazën sulmuese, ashtu edhe në atë mbrojtëse. Chukëueze hyri mirë në lojë, duke sakrifikuar për ekipin. Realizuam 3 gola, por mund të kishim shënuar 6 ose 7 dhe duhet të përmirësohemi në këtë aspekt. Jam shumë i kënaqur me skuadrën.
Leao u pa më në qendër dhe Morata më i rrezikshëm…
Sot krijuam shumë, ishte një ndeshje ndryshe kundër një skuadre që mbrohet ndryshe. Nuk ishte vetëm Rafa, por edhe Emerson, Musah dhe të tjerët që treguan lëvizshmërinë e nevojshme kundër ekipeve të tilla.
A ishte kjo performanca më e plotë e Milanit tënd deri tani?
Ishim të ekuilibruar në të gjitha momentet. Nuk bëmë vetëm sulm të mirë, por skuadra ishte e sigurt edhe mbrojtësisht. Edhe kundër Juventusit nuk ishim kurrë në rrezik. Kjo është e nevojshme për të sulmuar më mirë.
Sa i përket pjesës së dytë, Empoli ju shtyu më lart. A ishte një mënyrë për t’u përgatitur për Atalantën?
Nuk mund të them gjithçka, por natyrisht janë skuadra me ngjashmëri dhe duhet ta studiojmë mirë Atalantën. Kundër skuadrave të tilla, Maignan është një lojtar shtesë në fushë.