• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fonseca nuk dëgjon thirrjet e tifozëve, projekton sërish në stol ‘yllin’ e sulmit

01/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Paulo Fonseca, sipas indikacioneve të seancës së fundit stërvitore, është gati të paraqitet në Monza, në një sfidë shumë, shumë delikate, ende pa Rafa Leaon në formacionin titullar.

Në vend të portugezit u provua sërish Okafor. Në krahun e majtë do të rikthehet Theo Hernandez, i cili la pas pezullimin prej dy ndeshjesh.

Edhe pse situata e Milanit kërkon kujdes, trajneri portugez nuk heq dorë nga ideja e tij, edhe pse ka presion nga tifozët për aktivizimin e Leaos nga minuta e parë.

Për pjesën tjetër, formacioni do të jetë pak a shumë i zakonshmi: Maignan në portë; Emerson Royal, Tomori, Pavlovic (Gabbia është ende i dëmtuar) dhe Theo në mbrojtje; Reijnders me Fofanën në mes të fushës; Chukuweze në të djathtë dhe Pulisic lëviz pas shpinës së Moratas.

E sigurt është se ndeshjet jashtë me Monzan dhe Cagliarin duket se do të jenë si lakmus për punën e Fonsecas, i cili, ndonëse i përkrahur nga klubi, e di mirë se nuk mund ta konsiderojë veten të paprekshëm dhe se duhet të marrë pikët maksimale, pas problemeve me rezultatet e tetorit.

Formacionet e mundshme të Monza – Milan

Image

 

Next Post

Nëntori, më kuqezi se kurrë/ Nga ekipi A te moshat e vajzat, ky është kalendari i plotë i Shqipërisë së futbollit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.