Derbi i parë (dhe ndoshta edhe i fundit) për Paulo Fonsekën, i cili duhet ta nxjerrë Milanin nga kriza në të cilën kuqezinjtë kanë ranë në këtë fillim të sezonit.
“Ka zhgënjim të madh, por ne jemi të bashkuar për të dalë nga kjo situatë – tha trajneri portugez në konferencën për shtyp – E ardhmja ime? Nuk e mendoj këtë. Përqendrohem në atë që mund të kontrolloj. Skuadra dhe ndeshja janë gjërat më të rëndësishme tani, unë kam ndjerë gjithmonë besim në punën time nga klubi.
Përballemi me një ekip shumë të fortë dhe kemi strategjinë tonë. Një gjë që nuk mund të bëj është t’i jap topin kundërshtarit. Ne duam ta mbajmë atë dhe të dominojmë ndeshjen kur të mundemi, duam të mbrohemi mirë sepse ekipi ka bërë mirë kolektivisht”.