Paulo Fonseca, trajner i skuadrës kuqezi, foli në një konferencë për shtypin në “Stadiumin Kombëtar” të Bratislavës, në prag të ndeshjes kundër Slovan Bratislavës për raundin e pestë të Champions League.
A ka rrezik për ta nënvlerësuar ndeshjen?
Shpresoj që jo. Kemi folur për rëndësinë e fitores nesër. Është e rëndësishme që të kemi qëndrimin e duhur për të fituar; nuk mund ta nënvlerësojmë Slovanin.
Leao mund të pushojë?
Ende nuk e di. Do të shohim nesër. Rafa është në formë. Kam besim te të gjithë lojtarët e mi dhe do të përzgjedh ekipin për të fituar. Ka mundësi që Leao të mos luajë, ashtu siç ka mundësi që të luajë.
A keni kuptuar se cili është Milani i vërtetë në këtë moment të sezonit?
Ajo që di tani është se kundër ekipeve të mëdha kemi bërë mirë, ndërsa kundër ekipeve më të vogla kemi bërë më pak mirë. Po punojmë për të qenë një ekip me qëndrimin dhe ambicien që kemi treguar kundër skuadrave të mëdha.
A ndikon motivimi ndryshe në Champions kundër ekipeve më të vogla?
Po, mendoj se po. Champions është Champions. Të gjithë duan të luajnë në këto ndeshje dhe motivimi është më i madh. Nesër pres që të kemi këtë motivim.
Si e keni parë skuadrën pas ndeshjes me Juventusin?
Jemi të vetëdijshëm për gjërat që kemi bërë mirë dhe ato që jo. Te Milani, një barazim me Juven duket si humbje, ndërsa për skuadra të tjera një fitore. Gjëja e rëndësishme është që skuadra të jetë mirë.
Çfarë prisni nga ekipi nesër?
Sot kemi folur për rëndësinë e Championsit dhe për këto ndeshje. Duhet të kemi gjithmonë ambicie dhe motivim për të fituar.