• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, August 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fonseca, pranë stolit të Milanit

18/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kthesë vendimtare për emrin e trajnerit të ardhshëm të Milanit: tani vetëm Paulo Fonseca është në garë. Kandidaturat e tjera tashmë kanë rënë.

Trajneri që do të garojë nesër me Lille për kualifikimin në Champions League, ka pasur një tjetër kontakt telefonik ditën e djeshme me Milanin, duke konfirmuar interesin e ndërsjellë të palëve.

Një profil ndërkombëtar që,  tashmë e njeh Serinë A, pasi ka qenë trajner në Romë, parime të qarta loje, një ndjenjë e mirë me lojtarët e rinj dhe një pagë jo e ekzagjeruar: pikërisht ajo që kërkon treshja Furlani-Ibrahimovic-Moncada.

Vendimi përfundimtar do të përkojë me lamtumirën e Stefano Piolit, kështu që Milani i ka dhënë vetes shtatë ditë kohë për të mbyllur çështjen në mënyrë që t’i japë një lamtumirë të denjë trajnerit të titullit në vitin 2022 dhe të vendosë projektin e ri teknik.

Next Post

VIDEO/ Të tre futbollistët kuqezi në fushë, Atalanta mund Leçen dhe siguron Ligën e Kampioneve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.