• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fonseca: Respekt për Juventusin, por jo frikë

22/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, ka thënë se skuadra e tij ka respekt për Juventusin, por jo frikë.

Milan përgatitet për përballjen e fundjavës në Serie A.

Në një konferencë për shtyp para ndeshjes së së shtunës, Fonseca ka deklaruar se kjo përballje është një ndeshje me rëndësi për Milanin, por jo vendimtare.

“Ky nuk është një duel vendimtar, por është i rëndësishëm, si të gjithë të tjerët”, ka thënë trajneri portugez. “Nuk mund të them që ndeshja kundër Juves është më e rëndësishme se ajo e radhës kundër Empolit, sepse na duhen fitore radhazi. Është një ndeshje ndryshe, por gjithmonë mendoj pozitivisht. Ne jemi Milani, kemi shumë respekt për ‘Bianconerët’, por nuk kemi frikë. Jemi këtu për të fituar”.

Juventusi vjen në këtë ndeshje pa golashënuesin kryesor, Dusan Vlahovic, një mungesë që pritet të plotësohet nga Timothy Weah. Fonseca, i cili e ka trajnuar Weah gjatë kohës së tij te Lille, është i vetëdijshëm për aftësitë e sulmuesit të ri.

“Juve di të përshtatet shumë mirë. Nuk e di nëse Weah do të luajë”, ka thënë Fonseca. 

Megjithëse rezultatet në sezonin e tij të parë me Milanin nuk kanë qenë gjithmonë pozitive, Fonseca ka arritur fitore të rëndësishme në momente kyçe, duke përfshirë triumfet ndaj Interit në kampionat dhe Real Madridit në Champions League.

“Unë besoj se është çështje motivimi dhe jo presioni”, ka thënë ai. “Kundër Interit, Juves dhe Realit është e lehtë të jesh i motivuar; më e vështirë është të shkosh në Cagliari dhe të kesh të njëjtin motivim. Presioni është gjithmonë me ne, çdo ditë. Nëse nuk duam të kemi presion, atëherë nuk duhet të jemi këtu”, ka theksuar ai. 

Next Post

Ferguson: Giggs ishte te City, e solla te United falë një bashkëpunëtori

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.