• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fonseca tregon pikat e forta të Crvena Zvezda-s: Skuadër shumë e rrezikshme, por…

11/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Paulo Fonseca, trajner i Milanit, foli për mikrofonat e Milan TV në prag të përballjes me Crvena Zvezda-n.

Si është skuadra pas ndeshjes me Atalantën?

Skuadra e ka kuptuar atë që ka bërë. Janë kompeticione të ndryshme. Skuadra ka reaguar mirë, si gjithmonë, dhe ka punuar mirë, duke kuptuar rëndësinë e kësaj ndeshjeje në Champions League që duam ta fitojmë. Do të përballemi me një kundërshtar të vështirë, që ka fituar ndeshjen e fundit 5-1 kundër Stuttgart-it. Janë shumë të fortë në Evropë. Jemi përgatitur mirë dhe kemi punuar shumë për të qenë gati për nesër.

Opinioni juaj për Crvena Zvezda-n?

Ata mposhtën Stuttgart-in, i cili ka luajtur kundër Juventusit. Janë një skuadër shumë e fortë në kundërsulme, tre sulmuesit e tyre janë shumë të shpejtë: duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk duhet t’u lëmë hapësira për kundërsulm, sepse janë shumë të rrezikshëm.

 

Nesër mungon Pulisic, Loftus-Cheek në vend të tij…

Loftus-Cheek është në rritje. Në ndeshjet e fundit ka performuar mirë, mendoj se është i motivuar për nesër. Natyrisht, janë lojtarë të ndryshëm, por është një rol që Loftus e di si ta luajë mirë dhe është plotësisht gati për të ndihmuar skuadrën nesër.

Besoni se mund të arrini të renditeni ndër tetë më të mirat?

Duhet të mendojmë për të fituar nesër, do të jetë e vështirë. Pastaj të mendojmë për dy ndeshjet e fundit. A është e mundur (të hyjmë në tetëshen më të mirë)? Po, është e mundur. Por fillimisht duhet të fitojmë nesër.

Next Post

Champions League/ Real fiton mes spektaklit në Bergamo, Leverkusen shënon në “frymën” e fundit! Të gjitha rezultatet e mbrëmjes

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.