Efekti i derbit tashmë duket se është zh dukur. Qasja e ndeshjes me Fiorentinën ishte i gabuar dhe humbja u duk e merituar edhe pse erdhi me dy penallti të humbura. Është e vërtetë që De Gea i priti të dyja, por edhe Menja bllokoi një, ndërkohë që Ken pati disa raste për të shënuar. Rezultati përfundimtar mund të ishte më i gjerë.
Edhe një herë ishte Pulisiç i zakonshëm ai që shënoi, ndërkohë që Leao mbeti thatë në një ndeshje që po e interpretonte mirë. Që të dy këta lojtarë, çuditërisht u zëvendësuan, ndërkohë që mbrojtja vazhdon të vuajë shumë. Për më tepër, konfuzioni ende mbretëron, siç tregohet nga rasti i ndryshimit të goditësve penalltive. Përtej zgjedhjeve që kanë të bëjnë me lojtarët dhe modulet, në fund është çështje ekuilibri që ende nuk gjendet dhe numrash që nuk përbëjnë shumën e duhur.
Dy nokaut në 7 ndeshje nuk të lejojnë të ëndërrosh dhe e kanë ngjitur Paulo “Moratës i ngeli hatri kot me mua” Vijojnë batutat në distancë mes kryebashkiakut të Korbetës, qyteza ku Alvaro Morata sapo është transferuar, por edhe nga ku do të largohet pasi qytetari i parë i zbuloi vendbanimin. Marko Balarini, teksa pret fanellën e premtuar nga spanjolli (nuk do ta veshë sepse është interist), ka deklaruar në lidhje me kaosin e krijuar:
“E gjithë situata u ekzagjerua. Mbetem i bindur se nuk bëra asgjë të keqe Kryebashkiaku dhe fjalët e mia shkaktuan një hatërmbetje, sipas meje, të kotë.” Fonsekën në bankën e të akuzuarve kryesore.
ALTERNATIVË PËR STOLIN – Trajneri tashmë është në dyshim dhe zërat për zëvendësimin e tij kanë çelur si kërpudhat pa shiut. Të shumtë emrat që shihen si alternativa potenciale, por burime të ndryshme mediatike në Itali bëjnë të ditur se Milani ka bllokuar Mauricio Sarrin.
Ndeshjet pas ndalesë së kombëtareve do të jenë vendimtare dhe nëse mes Udinezes, Bolonjës e Napolit nuk vijnë të paktën 7 pikë, ish-trajneri i Lacios do të ulët, siç ëndërron prej kohësh, në stolin e “Djallit”. Avantazhi dhe kriteri, me sa duket është njohja e thellë që ai ka mbi Serinë A, një veçori të cilën Fonseka ka treguar se nuk e ka pavarësisht përvojës më Romën.
Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL