Në një video të postuar nga tv zyrtar i madrilenëve shihet se trajneri italian dëgjoi propozimet e lojtarëve të tij.
Që forca e tij është një lidership i bazuar te dialogu, dihet prej kohësh. Gjithsesi, është interesante të shohësh mënyrën e menaxhimit të grupit, që trajneri Ançeloti e gjen më së miri edhe në situata stresi të madh. Si fjala bie në një finale të Champions League ende 0-0 në pushim të saj.
Në 2024-ën, në “Wembley Stadium” të Londrës luhej finalja Borussia Dortmund-Real Madrid. Pas pjesës së parë Kros flet me Davide Ançelotin, djalin dhe zëvendësin e trajnerit, duke i shpjeguar se ai dhe Mendy ishin në inferioritet numerik në krahun e majtë.
Sepse në 4-3-3 të Borusias së Terziç ishin Ryerson e Sancho, të ndihmuar nga depërtimet e Sabitzer, kundër dy lojtarëve të Realit. Kjo vinte nga vendosja romb e Ançelotit, me Bellingham pas dyshes Vinicius-Rodrygo.
Kur trajneri shkoi te tabela për të shpjeguar çfarë duhej ndryshuar për pjesën e dytë, kuptohet që kishte marrë parasysh indikacionet e Kros. Ançeloti foli me kapitenin Carvajal, i cili tha se mbrojtja kishte probleme në hapësirën parpara qendrave, pas 3 mesfushorëve.
Ançeloti, me qetësi olimpike, bëri të qartë se çfarë duhej bërë në lojën mbrojtëse, duke dhënë dy osione: shkallëzime anësore nga një prej sulmuesve, me një mesfushë të ndihmuar nga Belligham, ose një 4-4-2 klasike. Pastaj shpjegoi si duhej pritur Borusia me një bllok më të ulët, sepse në pjesën e parë ishte rrezikuar shumë.
Po ashtu, ai tregoi si duhej shfrytëzuar hapësira që kundërshtari linte për Rudiger në shkallëzim. E njëjta gjë që kishte vënë re Kros në bisedën me Daviden.
Një leksion i vërtetë, ku forca teknike dhe mentale e një trajneri fitues përqafohet me përgjegjshmërinë e lojtarëve të mëdhenj. Reali fitoi 0-2, me golat e Carvajal dhe Vinicius.