Sunday, 3. May 2026
Sport

“Forca Kosova” – Mesazhi përkrahës i Zhegrovës për bashkëlojtarët

GS 05/09/2025 1 Min. Lesezeit

Kosova sonte nis ciklin e ri kualifikues për Kupën e Botës të vitit 2026, ku do të përballet me Zvicrën në Bazel.

Takimi nis me fillim nga ora 20:45 dhe luhet në “St. Jakob-Park”.

Një mungesë e madhe e Kosovës, para kësaj sfide ëshë ajo e Edon Zhegrovës i cili ditë më parë u transferua tek Juventusi, dhe do të mungojë për dy ndeshjet e para.

Ani pse me trup nuk është në Zvicër, ylli dardan ka dal me një mesazh mbështetës për bashkëlojtarët e tij para ndeshjes.

Teilen: