• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Forma e dobët e Gjilanit, reagojnë fuqishëm “Skifterat”

13/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Eliminimi i hershëm nga Kupa e Kosovës përball Vëllaznimit por edhe forma jo mirë dhe renditja në mesin e tabelës në Superligën e Kosovës për Gjilanin ka bërë që tifozeria e kësaj skuadre të reagoj fuqishëm.

Të njohur si “Skifterat”, grupi i tifozëve kanë reaguar përmes një komunikate duke kërkuar skuadra dhe drejtuesit e saj të reflektojnë dhe të marrin përgjegjësi, transmeton KosovaPress.

Ndër të tjera ata kanë thënë se nuk do të rrijnë në heshtje dhe nuk do t’i mbyllin sytë.

Reagimi i plotë i “Skifterave”:

SKIFTERA, KOHA PËR TË FOLUR!

E patolerueshme! E papranueshme! E pafalshme!

Me një organizim shembullor, me përgatitje të kryera me kohë, me një klub që po vendos standarde në futbollin kosovar, ne eliminohemi nga Kupa e Kosovës nga një skuadër e një rangu më poshtë në ligë! Dhe nga kush? Nga një ekip që nuk ka bërë as fazë përgatitore, që sjell 6 lojtarë të rinj para ndeshjes dhe me një trajner të sapoardhur para dy javësh!

Mjaft më me eksperimente me klubin tonë! Gjilani nuk është fushë prove! Kjo nuk është thjesht një humbje, kjo është një dështim total!

Skifterat nuk do të rrinë në heshtje! Dashuria për këtë klub është e pakushtëzuar, por as durimi nuk është i pafund. Kjo që po ndodh nuk ka justifikim dhe këtë herë nuk do ta mbyllim njërin sy!

Koha për reagim është TANI!

Next Post

Barcelona bën “bingo” pas rinovimit me talentin, fiton shërbimet e mbrojtësit të Gjermanisë dhe Leverkusen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.